Zjarr i madh në Fushë-Krujë, rrezikojnë djegien disa banesa

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Fushë-Krujë.

News 24 raporton se zjarrfikësja e Krujës dhe Niklës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, por ende nuk ka më tepër të dhëna.

Si pasojë e flakëve rrezikojnë djegien disa banesa dhe një stallë bagëtish që janë afër vatrës së zjarrit.


Shtuar 26.08.2020 16:06