Me apo pa leje? Zëdhënësja e Sali Berishës thyen karantinën (FOTO LAJM)

Erla Mëhilli është e njohur për publikun si këshilltja e ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PD-së, Sali Berishës. Për disa kohë ajo ka qënë edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Erla Mëhilli ka postuar disa foto nga zona e Liqenit Artificial në kryeqytet.

E veshur sportive me një xhaketë xhins, Erla duket se ka thyer karantinën për të marrë disa rreze dielli në një kohë kur të gjithë qytetarët duhet të dalin me një autorizim për vetëm 90 minuta.

Krahas fotove të postuara në rrjetin e saj social në Instagram, Erla nuk a zgjedhur që të shkruajë asgjë, ndërkohë që nuk dihet nëse ka marrë apo jo autorizim në portal për të dalë nga shtëpia.


Shtuar 25.04.2020 11:15