Presidenti Ilir Meta shfaqet si rrallëherë, me pantallona të shkurtra dhe me korrëse bari në dorë

Prej 6 javësh në karantinë, presidenti Ilir Meta është shfaqur si një njeri të zakonshëm duke u marrë me oborrin.

Meta, me veshje sportive, pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra, ka “rrëmbyer” një korrëse bari dhe ka nisur nga puna.

Videon ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke dhënë edhe mesazhin për një fundjavë të mbarë për gjithë shqiptarët.


Shtuar 25.04.2020 11:16