Zbardhet takimi mes ambasadores amerikane dhe Monika Kryemadhit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Takimi ka zgjatur një orë e 30 minuta dhe në fokus të bisedës ishte reforma zgjedhore, raporton “News24”.

Kryemadhi thuhet se ka konfirmuar vullnetin e partisë që ajo drejton për përmbylljen e kësaj reforme dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të saj.


Shtuar 5.03.2020 15:20