Viktima e parë në SHBA nga koronavirusi, Trump: Mos shkoni në Itali!

Ditën e sotme një grua vdiq në kryeqytetin e SHBA-ve, Uashington nga koronavirusi.

Presidenti Amerikan, doli në një konferencë shtypi dhe porositi qytetarët e vendit të tij që të mos udhëtojnë në disa zona të Italisë.

Donald Trump foli teksa konfirmoi vdekjen e personit të parë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara.

“Fatkeqësisht një person ka ndërruar jetë, një grua rreth 50 vjeçe në Uashington,” – tha presidenti amerikan.

i shtoi: “Të hënën do të takoj kompanitë farmaceutike, do të flasim shumë shpejt për zhvillimin e një vaksine. Ne jemi gati për çdo skenar.”

Presidenti amerikan gjithashtu iu bëri thirrje amerikanëve të shmangin udhëtimet në zona të caktuara të Italisë.


Shtuar 29.02.2020 20:52