Vidhte energjinë për vete dhe vëllanë, kapet elektriçisti i OSHEE-së

Një elektricist i OSHEE-së është vënë në pranga nga policia pasi ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë në shtëpinë e tij dhe të vëllait.

Shtetasi me iniciale G.S. 57 vjeç është banues në Memaliaj, dhe ishte elektricist në Drejtorinë Rajonale OSHEE Tepelenë.

Shpërdoroi detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe të vëllait, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj, me detyrë elektricist në Drejtorinë Rajonale OSHEE Tepelenë.

Ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe në banesën e vëllait.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sh. S., 55 vjeç (vëllai i G. S.), banues në Krahës, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.06.2020 10:45