Varre të shkatërruara dhe çdo gjë e përmbytur, çfarë la pas cikloni që goditi Greqinë (FOTO LAJM)

Cikloni që përfshiu shtetin fqinj, Greqinë la pasoja të mëdha në tre ishujt Kefalonia , Ithaca dhe Zakynthos.

Sikurse shihet edhe nga foto e publikuara nga mediat vendase shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shkaktuan fundosje të disa barkave, rrëzim të pemëve, dëmtime të varrezave, mbyllje të rrugëve, si dhe dëmtim të shtëpive.

Raportohet se shkollat do të jenë të mbyllura të hënën dhe të martën në Kefalonia dhe Ithaca.


Shtuar 20.09.2020 06:57