Ulen temperaturat, si do ndryshojë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të vranët gjatë gjithë ditës. Vetëm zonat e thella malore do të kenë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 10ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 16ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 10ºC.


Shtuar 5.03.2020 07:10