Ua solli në majë të hundës karantina, burri hedh të dashurën nga ballkoni (FOTO LAJM)

Karantina po sjell dëme të mëdha mendore tek njerëzit të cilët janë tashmë të bllokuar në banesat e tyre pa punë dhe pa mundësi argëtimi.

Një shtetas britanik është arrestuar pasi akuzohet se pas një sherri me bashkëjetuesen, e ka hedhur atë nga ballkoni.

Dave Mitchell, 46 vjeç u ndalua ditën e djeshme pasi partnerja e tij, Sukanda, 56 vjeçe u hodh nga ballkoni i katit të shtatë i një apartamenti në Rayong, të Tajlandës Lindore.

“Daily Mail” raporton se ajo i tha policisë që bashkëshorti e hodhi nga ballkoni teksa po argumentonin.

Sukanda ra mbi çatinë e ndërtese përballë, e cila i shpëtoi jetën.

Gruaja e shqetësuar ishte akoma e ndërgjegjshme dhe u dërgua në spital me qëllim që të kurohet.

Ndërkohë që policia po tentonte të fliste me britanikun, ai i qetë po qëndronte në ballkon dhe po lutej. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2020 16:36