U zunë për një fjalë goje, i riu përfundon në spital në Durrës

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një sherri të ndodhur pasditen e së hënës.

Policia bën me dije se si të dyshuar ka vënë në pranga P. B., 56 vjeç, banues në Durrës.

I ndaluari akuzohet se në lagjen nr. 16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë, në pjesën e gjoksit, 25-vjeçarin A. N., banues në Durrës.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 10.03.2020 07:29