U zunë për një fjalë goje, babë e bir qëlluan me sëpatë komshiun në Pogradec

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Pogradec ku dy persona janë përfshirë në një konflikt për motive banale ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë komshinj me njëri-tjetrin në fshatin Zagorçan aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Dorjan Rusi është plagosur ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion, ndërkohë që autor i krimit është Fatos Çoçka i cili e ka qëlluar 30-vjeçarin me mjet prerës.

Sherri mes tyre ka nisur fillimisht në lokalin e fshatit me pretekstin “Pse më flet”, ç’ka hedh dyshime se mund të kenë pasur një konflikt të mëparshëm, dhe më pas Rusi është larguar drejt shtëpisë ndërsa autori e ka ndjekur nga pas duke e goditur me mjete të mprehta dhe duke e plagosur.

Pas ngjarjes, ka mbërritur në zonën ku ka ndodhur konflikti policia e cila ka bërë shoqërimin për në komisariat të autorit të dyshuar nga marrja në pyetje e të cilit pritet të zbardhen më tepër detaje.


Shtuar 24.08.2020 17:26