U zu me gruan, fieraku i vë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një burrë që i ka vënë zjarrin shtëpisë duke e shkrumbuar të gjithën e gjithashtu ka dhunuar edhe bashkëshorten e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier e arrestuan në flagrancë pasi siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar, “i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkeshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe”.

Autori e ka djegur qëllimisht shtëpinë pas sherrit me gruan, të cilën edhe e dhunonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.


Shtuar 29.05.2020 14:25