U përleshën me grabitësit, ky është çifti që u plagos rëndë në Allias

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Allias.

Një cift bashkëshortësh biznesmenë u plagosën me armë zjarri në vilën e tyre pasi u përleshën me dy persona që hynë për t’i grabitur.

Të plagosurit janë Petrit Laze 60-vjeç dhe Aferdita Laze.

Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallë, pasi ka marrë një plumb në bark, ndërsa gruaja paraqitet në gjendje më të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.


Shtuar 19.01.2020 22:01