U kthye nga Milano, i riu prej 36 orësh tek Infektivi: Askush nuk thotë se jam me koronavirus!

Djali 31-vjeçar që është në karantinë tek Infektivi ka deklaruar se askush nuk i ka konfirmuar përgjigjet e analizave.

Bazuar tek të dhënat zyrtare, rezulton pacienti i dytë “zero” pasi është rast i importuar që kishte udhëtuar në Milano për në Shqipëri.

I riu tha se ndodhet në karantinë prej 36 orësh dhe ende nuk i janë komunikuar përgjigjet e analizave.

“Unë jam 31 vjeçari për të cilin Ministria e Shëndetësisë dhe Erjon Braçe pretendoi se jam infektuar me koronavirus. Këtu jam te karantina, jam izoluar që prej orës 00:00 të natës së të dielës. Nuk më kanë sjellë asnjë përgjigje që jam me koronavirus, infermierët këtu nuk e pranojnë që jam me koronavirus.

Nuk arrij të kuptoj këtë lojën që publikisht nxjerrin të dhënat e mia dhe thonë se jam me koronavirus ndërkohë këtu nuk vjen askush të ma konfirmojë.

Se kuptoj se pse po e bëjnë këtë propagandë në emër timin. Nuk është normale të rrish më shumë se 36 orë në karantinë pa marrë një përgjigje”, tha djali, shkruan OraNews.

Më pas shtoi se nëse i rezulton i fikur më vonë, do të thotë se ia kanë bllokuar.


Shtuar 10.03.2020 16:39