U gjet në mes të rrugës, ky është Gjin Boriçi i vrarë për gjakmarrje? (FOTO LAJM)

Gjin Ndoji, 27 vjeç është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm me plumb në kokë në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës. Viktima është gjetur i vdekur pranë një makine tip “BMW”, të cilën ai e kishte marrë me qira pak kohë më parë.

Trupi i tij i pajetë u gjet 3 metra jashtë makinës luksoze. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi.

Sipas informacioneve paraprake, viktima rezulton person me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe policia dyshon se atentati i është bërë për larje hesapesh për trafik të narkotikëve.

Gjin Ndoji kishte ndërruar mbiemrin. Ai rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi. 27-vjeçari ka pasur edhe probleme me gjakmarrjen e cila po ashtu po merret në konsideratë si një pistë e mundshme për hetimet.

Një kilometër nga vendi i ngjarjes është gjetur një mjet i djegur që dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndërsa është zbuluar se mjeti ka targat e vjedhura nga një Fiat dhe për këtë rast është bërë edhe denoncimi në polici nga pronarja e makinës banuese në Durrës.


Shtuar 9.08.2020 15:22