U fol për një video intime me Sorecën, Zv.ministrja e Brendshme reagon sërish

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e cila është përfolur për një video kompromentuese me ambasadorin Luigi Soreca, ka vendosur të reagojë sërish në lidhje me këtë çështje tejet të nxehtë.

Në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ajo e ka cilësuar këtë si një goditje nën brez. Kuko u shpreh më tej se në çfarëdo profesioni që të kesh, këto janë kosto që duhen marrë parasysh.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin. Kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh…

Historia ka treguar se ata që kanë sulmuar, janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë, duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko.

Edhe më herët, Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, iu është përgjigjur zërave, që aluduan se ajo mund të jetë përfshirë në një video kompromentuese me ambasadorin Soreca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i cilësonte të neveritshme dhe të turpshme këto aludime, që sipas saj, po bëhen për hesap të luftës qorre me ambasadorët.


Shtuar 12.02.2020 18:09