Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku akuzon qeverinë për punën e bërë në Bashkinë e Durrësit.
Ai ka publikuar disa fotografi ku duken pemët e prera buzë trotuarëve dhe trotuari i arnuar me beton.
“Mirëmëngjes nga trotuari i sapo “shtruar” dhe pemët e sapo prera në lagjiet 3 dhe 4. Metafora të korrupsionit dhe shkatërrimit, karakteristika të Bashkisë së Durrësit”-shkruan xhaferraj në faqen e tij zyrtare.
Për më tepër shihni fotografitë në galerinë që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/