Tragjike! Koronavirusi i merr jetën nënës së dy fëmijëve binjakë (FOTO LAJM)

Koronavirusi i ka marrë jetën nënës së dy fëmijëve binjakë në Britani, dhe pse nuk vuante nga asnjë sëmundje tjeter.

Caroline Saunby u sëmur në shtëpi dhe më pas u dërgua me urgjencë në spitalin universitar James Cook në Middlesbrough.

Ajo shfaqi shenja të sëmundjes të enjten e kaluar dhe të dielën ndërroi jetë.

Fillimisht mendonte se kishte probleme me bajamet, që më pas u zhvillua në kollë të thatë.

Simptomat e saj u përkeqësuan shumë shpejt, aq sa kishte vështirësi në frymëmarrje.

Urgjenca për të shkuar në spital e pengoi që ti jepte lamtumirën djemve Joseph dhe Eliot, si dhe bashkëshortit Vic.


Shtuar 2.04.2020 15:19