Tragjedi në Bulqizë, vajza që vdiq sot me nënën dhe vëllain do të martohej së shpejti

Rudina Tola, vajza 22-vjecare që humbi jetën me nënën dhe vëllain sot në Ostrimë të Bulqizë kishte plane të rëndësishme për këtë vit.

Ajo ishte e fejuar dhe në datën 5 shtator do të kurorëzonte dashurinë me martesë. E vetmja e mbijetuar nga tragjedia në familje është vajza 16-vjeçare, Merita Tola, e cila ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë babai i familjes ndodhej në emigrim në Greqi. Arsyeja që mori jetën e tre familjarëve është ende mister.

Dyshimet e para ishin për asfiksimin nga bombula e gazit që ndodhej në shtëpi, ndërsa mjeku i zonës me grupin hetimor thanë që mund të jetë helmim nga ushqimi.

Pritet që të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes tragjike që tronditi vendin.


Shtuar 14.02.2020 17:49