Trafikimi i 4.5 ton drogë, shkatërrohet në Itali grupi i shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe Amerika Latine drejt vendit fqinj, është shkatërruar nga policia italiane.

Në vijim të hetimeve lidhur me aktivitetin e dyshimtë u provua trafikimi i rreth 4.5 ton marijuanë, kokainë dhe hashash.

Rezultonte se lënda narkotike nisej nga porti i Durrësit dhe kalonte në kanalin e Otrantos.

Ndërsa kur nisej nga Amerika Latine, nisej nga Bogota në Kolumbi.

Gjatë operacionit është sekuestruar rreth 4.5 lëndë narkotike kokainë, 36 kilogramë kokainë, 62 kilogramë hashash dhe katër litra vaj hashashi, e cila me vlerë tregu shkon rreth 8 milionë euro.

Ndërkohë janë arrestuar 9 persona, dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Konfirmohet një 33-vjeçar nga Shqipëria i vënë në pranga, i cili cilësohej si organizator i trafikut.

Operacioni u kurorëzua nga policia e Torinos në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Të arrestuarit janë pesë shqiptarë dhe katër italianë, të cilëve iu sekuestrua 1 milionë euro para kesh, prej nga mori emrin operacioni “One million”.


Shtuar 4.03.2020 16:16