Tmerr në Greqi, shqiptari gjendet i masakruar pranë depos ku jetonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është gjetur i vdekur dhe i mbuluar nga gjaku pranë një depoje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, ku një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një depo ku jetonte në fshatin Shën Serafim të komunës Kamena Vourla.

Një vendas gjeti shqiptarin të vdekur dhe njoftoi policinë. Provat e hershme tregojnë se shqiptarit 55-vjeçar ju gjet gjak në fytyrën e tij, i cili edhe po ekzaminohet në se vdekja ka ardhur si rezultat i një veprimi kriminale.


Shtuar 25.02.2020 16:53