Tentoi të përdhunonte kolegen në furrën e bukës, arrestohet 48 vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen.

Ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Kombinat, ku 48-vjeçari N. K. ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë rreth orës 1 të mëngjesit me kolegen e tij të punës 46 vjeç.

Gruaja ka bërtitur e ka kundërshtuar dhe më pas është drejtuar në komisariat ku edhe ka bërë denoncimin.


Shtuar 2.09.2020 08:21