Tensionohet situata te “Myslym Shyri”, policia rreh protestuesit (VIDEO)

Pas shembjes së Teatrit, një pjesë e protestuesve kanë bllokuar pak minuta më parë rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Pikërisht aty policia ngriti kordonin e sigurisë dhe nisi të kërkonte lirimin e rrugës.

Ndërkohë një pjesë e tyre janë dhunuar nga efektivët dhe janë dërguar në komisariat.

Përballë protestuesve ka forca të shumta policie, siç janë “Shqiponjat” dhe Forcat e Rendit që u kërkojnë të lirojnë rrugën, gjë e cila ka marrë përgjigje negative nga protestuesit duke shkaktuar tension.

Gjatë paradites së sotme, policia ka dhunuar mjaft qytetarë dhe disa gazetarë në zonën përreth Teatrit Kombëtar.


Shtuar 17.05.2020 14:41