Tensionet Iran-SHBA, rriten masat e sigurisë ne kampin e muxhahedinëve në Manzë

Pas tensioneve në rritje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, janë shtuar masat e sigurisë edhe në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë. Mësohet se siguria me disa nivele në kampin e Manzës është e ngjashme me ato të ambasadave amerikane.

Kampi i Manzës vazhdon të rritet, një kodrinë e tërë me kontejnierë dhe ndërtesa ku strehohen mijëra muxhahedinë iranianë të MEK, kundërshtarë të regjimit të ajtollahëve në Iran. Masat e sigurisë në, brenda dhe përreth kampit janë rritur ndërkohë që tensionet midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara janë në rritje.

Vrasja e gjeneralit Kasem Soleimani, komandanti i forcave Al Quds, pjesë e gardës revolucionare në Iran, u pasua me goditje raketash nga Irani kundër dy bazave amerikane në Irak, duke shkaktuar dhjetra viktima. Por muxhahedinët e MEK kanë pasur përvojat e tyre të hidhura me gjeneralin e vrarë. Ata thonë se njerëzit e gjeneralit Sulejmani kishin vrarë vetëm brenda një dite 52 anëtarë të MEK dhe sulmet ndaj kampeve të tyre kishin vazhduar.

Përfaqësuesit e tyre nuk pranojnë të flasin në kamera, sepse mendojnë se paraqitja në media mund të shihet si provokim dhe nuk dëshirojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e fushë-betejës. Megjithatë, ata thonë se kanë ndjekur dhe ndjekur gjatë gjithë natës zhvillimet në konfliktin midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. E ardhmja nuk dihet se cfarë do të sjellë, por tani për tani, kampi i muxhahedinëve duket i qetë.


Shtuar 8.01.2020 16:06