Të rinjtë që bënë vrasjen në Mallakastër mbërrijnë në gjykatë, braktisen nga familjarët

Tre të rinj i morën jetën një gruaje në Mallakastër pasi më parë i grabitën shtëpinë.

Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj janë dërguar në gjykatën e Fierit për të dhënë masën e sigurisë pasi akuzohen për ngjarjen makabre të datës 5 janar, ku vranë dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn.

Abcnews.al raporton se asnjë prej familjarëve të të akuzuarëve nuk ndodhen në gjykatë ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më parë.

Tre të rinjtë hynë në shtëpinë e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit duke pirë edhe kafenë nga e zonja e shtëpisë.

Pas kësaj, ata e sulmuan gruan duke kërkuar para, ndërsa kjo e fundit i njohu duke bërë që të rinjtë ta vrisnin duke e hedhur në rezevuarin e fshatit.


Shtuar 11.01.2020 09:16