”Të q** robt”, plas sherri mes familjarëve dhe policisë në Pogradec

Pasi policia vendosi burg për të riun nga Pogradeci, Fideus Berberi teksa kundërshtoi me dhunë efektivin e policisë, familjarët janë konfliktuar me policinë teksa i riu po dërgohej në makinën e policisë.

Nuk munguan as komentet fyese të tipit “Të q** robt, atij motër q**”, ndërsa pati tension pasi familjarët po përpiqeshin të ndalnin lëvizjen e policisë. Nëna e djalit foli para mediave duke zbuluar çfarë ndodhi duke thënë:

“Kemi qenë 3 veta në shtëpi duke festuar. Njëri ka qenë civil. Është hapur dera dhe djali i i ka thënë çfarë kërkoni. I ka thënë ai është zhurmë. I ka thënë djali nuk e dinim do qetësohemi, nuk e dinim. Ka hyrë pastaj dhe ka bërë foto. Personi që ka qenë, ishte civil. Në momentin kur ka bërë foto, djali i ka thënë nuk ke të drejtë të bësh foto në shtëpi. Nuk është lokal, është shtëpi. Kam shtyrë djalin për tu ngjitur lart në dhomë. Unë kam qenë tek dera bashkë me policët dhe kam mbyllur derën.

Në moment, polici civil ka hyrë vetëm nga dera tjetër, tek pull, që nuk lejohet. Në momentin kur ka hyrë nga dera mbrapa dhe ka shqyer derën. Ka ardhur ka goditur djalin dhe ka shenja. Na kanë tërhequr zvarrë tre persona deri afër degës. Djali ka kërkuar mos bëj foto në shtëpi, nxirr autorizim dhe djali im është kapur brenda në banesë. Thíka ka qenë mbi tavolinë dhe asgjëkundi tjetër. Nuk e di arsyeja përse është lënë në burg. Djali është 18 vjeç, por është deklaruar 19 vjeç. Edhe unë kam shenja dhune në trup nga polici. Nuk ka të drejtë civili të më hyjë në polici. Unë kam të drejtë të mbrohem nga shteti po se di nga cili shtet të mbrohem. Në shtëpi janë thyer xhamat, janë thyer dyert.”


Shtuar 5.05.2020 13:17