Të dërgoi Rama në Sanremo? Alekta Vejsiu: Kam shoqe Lindën (VIDEO)

Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur për herë të parë rreth zërave se kryeminstri Edi Rama e kishte ndihmuar të shkonte në Sanremo.

E pyetur nga Blendi Fevziu, ajo mohoi kategorikisht ndonjë ndërhyrje nga ana e kryeministrit Rama për “t’i lehtësuar” rrugën drejt Sanremos.

“Shiko Edi Rama dhe të gjithë ish-kryeministrat shqiptarë do kishin bërë mirë të ua kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të artit.

Edi Rama nuk më ka ndihmuar fare. Zero. Zero. Mua më ka ndihmuar vetja ime, aftësitë e mia”, ka thënë Alketa Vejsiu në Opinion.

Ndërkohë, duke insistuar më tej, Fevziu e pyeti moderatoren se çfarë marëdhënie kishte ajo me kryeministrin.

“Ato marrëdhënie që ke dhe ti. Një gazetare. Unë kam mike gruan e Edi Ramës. Një grua shumë e mirë. E kam pasur mike para se të njihej me Ramën. Ajo është një grua që e vlerësoj”, shtoi ajo.


Shtuar 11.02.2020 08:46