Të buzëqeshur e maska në fytyrë, Rama dhe Mitsotakis takohen “bërryl më bërryl” (VIDEO)

Ka nisur takimi mes kryeministrit Rama dhe homologut grek Mitsotakis në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar fotografitë nga momenti i takimit “bërryl më bërryl”, ku të dy kryeministrat duken me sy të buzëqeshur teksa mbajnë maska në fytyrë duke respektuar rregullat.

Ndryshe nga vizita në Turqi ku shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku, kryeministri Rama ka zgjedhur që në udhëtimin në Greqi ta shoqërojë vetëm Endri Fuga ndërsa homologu grek nga Nikos Dendias.

Në takimin e tyre, pritet që të diskutohet lidhur me pretendimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

“Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.”- shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 15.09.2020 20:11