Surprizë e pakëndshme! Plazhet pushtohen nga retë, pushuesit braktisin bregdetin

Pushuesit në bregdetin e Shqipërisë nuk po gjejne rehat me motin.

Edhe pse dita nisi me mot të kthjellët në bregdet, pasditja pritet të sjellë ndryshime që mund të prishin planet e pushuesve.

Disa prej plazheve më të frekuentuara të jugut, Qeparo, Borsh dhe Piqerras do të boshatisen sërish pasi qielli është mbuluar nga retë ndërsa ka nisur era.

Që nga mesi i kësaj jave, pushuesit janë detyruar që të mos e frekuentojnë plazhin pasi i gjithë territori i vendit u përfshi nga stuhia dhe furtuna e shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Ndërkohë pritet që java e ardhshme do të jetë e favorizuar për pushuesit, me temperatura që kapin 37 gradë. /albeu.com/


Shtuar 8.08.2020 14:56