Spiropali sulmon Metën: Tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës

Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Real Story” në Neës 24 i është përgjigjur zëdhënsit të presidentit Tedi Blushi i cili replikoi mes një statusi në Facebook duke e quajtur ‘e çmendura E’.

Spiropali tha se një tufë halabakësh kanë kapur institucionin e Presidentit dhe i quan replikat për të qeshur.

“Replikat janë për të qeshur. Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që koha për të goditur në themel këtë moment të mirë.

Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës”, tha Spiropali.


Shtuar 19.02.2020 21:25