Sollën mbetjet e rrezikshme, gjykata e Vlorës lë në burg 3 nga 6 të arrestuarit

Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca për 6 të arrestuarit, të cilët u kapën gjatë operacionit “Amiant” pak ditë më parë.

Sipas informacioneve mësohet se nën masën “arrest në burg” është lënë pronari i firmës së grumbullimit, Zamir Kornuzi, zëvendës kapitenin e tragetit “St Damian”, Kujtim Xhaferllarin, si dhe për shoferin e furgoni Arbër Çunin.

Ndërkohë togat e zeza kanë vendosur që të lënë në “arrest në shtëpi”, kapitenin e tragetit, Festim Tafa, dhe Elisabeta Çuni administratorja e firmës së pastrimit “Delfini 1”, ndërsa për drejtorin e agjencisë së biletave është dhënë masa “detyrim paraqitje”. Një nga të pandehurat, Elisabeta Çuni, pas seancës ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i ka rënë të fikët.

Po ashtu dhe familjerët e të arrestuarve kanë reaguar pas vendimit të gjykatës, duke bërtitur dhe thënë se janë të pafajshëm dhe kanë punuar për bukën e gojës. Ata kanë mohuar akuzat dhe kanë kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.


Shtuar 24.02.2020 15:16