Skandali sek*ual në Fier, Besa Shahini gjen “zgjidhjen”: Leksione feministe!

Ditën e sotme në Kongresin e PS është folur për forcën e gruas në Shqipëri.

Duke folur për problemet gjinore në vend, Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka përmendur ditën e sotme skandalet nëpër shkolla ku mësuesit abuzojnë seksualisht me nxënëset e tyre ndërsa së fundmi janë denoncuar një sërë rastesh të tilla.

Shahini është shprehur se leksionet feministe duhet të bëhen pjesë e programit mësimor të shkollave të mesme.

Ministrja ngriti një sërë problemesh që hasin gratë dhe vajzat sot, por përciptazi preku edhe rastin e skandalit në Liceun e Fierit, ku dy mësues dyshohet se kanë ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me disa nxënëse.

Shahini akuzoi drejtuesit e emisionit investigativ që publikoi skandalin për “zbulim të identitetit” të viktimave të ngacmimit seksual. /albeu.com/


Shtuar 28.02.2020 17:56