S’ka më dashuri! Meta sulmon hapur Ramën e kërkon “drejtësi”

“Me qetësi e dashuri” kjo është një ndër shprehjet më të famshme të Presidentit Meta kur fliste për zhvillimet politike në vend.

Gjatë intervistës në “Opinion”, Meta ka folur për një grusht shteti që po tenton të bëjë mazhoranca.

Ai i është përgjigjur interesit të komentuesve në rrjetin social Facebook, duke i kujtuar shprehjen e famshme.

Po cfarë ka ndryshuar nga “shprehja me qetësi e dashuri”:

Presidenti tha se ajo shprehje ishte funksionale, pasi përkonte me periudhën që ishte në Parlament.

E ndërsa sot, kreu i shtetit e ka modifikuar shprehjen në “Me qetësi dhe drejtësi”.

I ngacmuar nga gazetari Blendi Fevziu në “Opinion”, ai tha se sot kemi një situatë katastrofike, dhe se nuk ka vend për dashuri. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 22:09