ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 96 raste të reja me koronavirus.
Pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë dhe Durrës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë raportohet se kanë ndërruar jetë dy persona. Bëhet fjalë për një pacient nga Tirana dhe një tjetër nga Elbasani. Kështu numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 97 që prej fillimit të pandemisë.
Aktualisht tek Infektivi janë shtruar 90 pacientë, numri më i lartë ky që prej fillimit të pandemisë ndaj ministria e konsideron situatën kritike.
