Si u ekstradua në Britaninë e Madhe 24-vjeçari, vrau ndërtuesin ku punonte

Ditën e sotme u ekstradua nga Shqipëria në Britaninë e Madhe Elton Sefa, 24 vjeç pasi është dënuar me burg për “vrasje”.

Sipas njoftimit të policisë, Elton Sefa ka sulmuar në vitin 2018 pronarin e tij dhe e ka vrarë.

Më pas ai është arratisur nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.

Ai kishte kundërshtuar vendimin për ekstradimin, por Kolegji Penal rrëzoi kërkesën e tij.

Njoftimi i plotë i Interpol Tirana:

Ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar shtetasi E. S., 24 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi E. S., më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. Ë., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas kryerjes së vrasjes, E. S. është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Ëestminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.


Shtuar 15.01.2020 15:11