Si piku i verës, meteorologët shpjegojnë temperaturat e “çmendura” dhe erën e fortë

Sot temperaturat arritën të regjistronin vlerat 34 ºC në Kucovë dhe 35 ºC në Tiranë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së rrymave të nxehta nga Saharaja, duke e cilësuar kështu si valën e parë të nxehtë të këtij viti.

Këto rryma do të vijojnë të qarkullojnë edhe ditën e nesërme.

Orët në vijim si dhe deri në mesditën e së premtes era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi, pasi vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave.

Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 18º deri 30ºC
zonat e ulëta 21º deri 34ºC
zonat bregdetare 21º deri 31ºC


Shtuar 14.05.2020 14:20