Shtohen zonat e gjelbra, nga nesër këto 14 bashki marrin dritën jeshile

Nga dita e hënë (11 maj) listës së zonave të gjelbra do t’i shtohen edhe 14 bashki në vendin tonë, çka do të thotë se qytetarët mund të qarkullojnë lirisht pa patur nevojën e lejeve.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat.

“Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash. Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00. Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare”, tha Gentiana Qirjako nga ISHP.


Shtuar 10.05.2020 09:33