Shpresë! Urgjenca në Bergamo të Italisë bosh për herë të parë pas një muaj e gjysmë

Për herë të parë brenda një muaj e gjysmë, dhoma e urgjencës së spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo është bosh. Korridoret janë të lira dhe salla e pritjes është pothuajse e qetë.

Fotografia që po japim na jep një ide se si, 45 ditë më vonë, simboli i luftës dhe rezistencës kundër Covid 19, në spitalin e parë në provincën italiane më të goditur nga koronavirusi, është çliruar nga presioni i ditëve të këqija, që dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë.

Në mes të emergjencës shëndetësore, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital për infeksionin e koronavirusit, deri para pak ditësh kishte arritur në 500 pacientë kurse tani ka rënë në 298.

“Më në fund kemi dalë nga faza akute, – thotë Luca Lorini, kreu i Kujdesit Intensiv.


Shtuar 20.04.2020 14:14