Shkuan në spital për zemrën: Gruaja rezulton me COVID-19, në karantinë stafi mjekësor në Elbasan

Dy raste me COVID-19 janë konfirmuar ditën e djeshme në Elbasan.

Ata janë një çift bashkëshortësh dhe burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.

Gruaja e tij u dërgua menjëherë me urgjencë në Tiranë, ndërsa burri u karantinua në shtëpi.

Burimet bëjnë me dije se gruaja ka qenë në parë në Urgjencën e Elbasanit duke thënë se kishte probleme me zemrën.

Pas ekzaminimeve, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

I gjithë stafi mjekësor që i qëndroi pranë ka rezultuar negativ, por mbetet në karantinë në pritje të një testimi të dytë. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2020 14:28