Shkrumbohet banesa në Vlorë, digjet e gjallë një grua

Një banesë është përfshirë nga flakët e si pasojë një grua është djegur e gjallë brenda banesës.

Viktima mësohet se është 85 vjeçarja, Gastere Strati, e cila në momentin e zjarrit ishte e vetme e banesë, pasi fëmijët e saj ndodheshin në punë.

E moshuara ka tentuar të dalë jashtë, por nuk ka mundur dot, duke ndërruar jetë pranë derës.

Kanë qenë fqinjët e të moshuarës të cilët u përpoqën për t’;i ardhur në ndihmë, por kur shkuan e gjetën të moshuarën të pajetë.

Raportohet se zjarrfikësja nuk ka shkuar në kohë në vendngjarje, pasi banesa ndodhet disa orë larg stacionit më të afërt.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një dëmtim në oxhak.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 15.01.2020 10:45