Shkon në 89 numri i të infektuarve në Greqi, mes tyre edhe dy fëmijë

Edhe në Greqi situata po rëndohet çdo ditë e më shumë ndërsa deri tani numri i personave të prekur me koronavirus ka shkuar në 89.

Sikurse raportojnë mediat greke sot një nga rastet e zbuluar ka udhëtuar nga Londra, ndërsa katër të tjerë janë të afërm të personave të prekur më parë nga virusi COVID 19.

Ndërsa një 66-vjeçar që është shtruar prej ditësh në spitalin e Rios konsiderohet në gjendje kritike.

“Gjashtë qarqe, 5 spitale, 89 pacientë të konfirmuar, 27 të shtruar në spital, 57 familje janë izoluar në shtëpi”, kjo është aktualisht gjendja në Greqi.

Mes 89 personave të konfirmuar me koronavirus janë edhe dy fëmijë të mitur.


Shtuar 10.03.2020 10:55