Italia ka regjistruar 24 orët e fundit 575 persona të cilët humbën jetën në betejë me koronavirusin, ndërkohë që një ditë më parë ishin 525 të vdekur dhe në ditën pararendëse (15 prill), ishin 578. Aktualisht ka arritur në 22.475 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.
Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi edhe 3.493 të infektuar të tjerë me Covid-19, informon noa.al duke cituar komunikatën që Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali i shpërndau medias, pak minuta para daljes së përditshme në konferencë për shtyp në orën 18:00.
Një ditë më parë ishin 3.786 njerëz të infektuar, kurse në ditën pararendëse, ishin 2.667. Numri total tani ka arritur në 172.434 njerëz të infektuar.
Në 24 orët e fundit u arrit të shërohen 2.563 të prekur, kurse një ditë më parë ishin 2.072 dhe ditën pararendëse 962 vetë. Aktualisht ka shkuar në 42.727 numri i të shëruarve.