Shifra tmerri nga Anglia: Në 24 orët e fundit COVID-19 ka vrarë 917 njerëz

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura në botë nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në WorldMeter, nga COVID-19 janë infektuar 78,991 njerëz, 9,875 viktima dhe 344 të shëruar.

Britania e Madhe vazhdon të ketë një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 917 persona.

Tashmë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 9,875, sipas shifrave të publikuara nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në vend. /albeu.com/


Shtuar 11.04.2020 14:16