Shifra të mira nga Italia: Bie numri i viktimave nga COVID-19

Italia regjistroi 24 orët e fundit 578 të vdekur, një shifër kjo që vjen në ulje ditë pas dite pasi një ditë më parë ishin 602 të vdekur.

Aktualisht ka arritur 21.645 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.

Në 24 orët e fundit u identifikuan 2.667 njerëz, numri më i ulët deri sot i të infektuarve në një ditë.

Një ditë më parë ishin 2.972 të infektuar. Numri total tani ka arritur në 165.155.


Shtuar 15.04.2020 16:06