Sherre e debate në shtëpi? Meta tregon si i ka marrëdhëniet me Kryemadhin gjatë karantinës

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se si po e kalon karantinën i mbyllur në banesë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Pavarësisht se në dy pozicione politike, Presidenti Meta tha gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë”, se marrëdhënia mes tyre ka qënë e shkëlqyer.

Pjesë nga intervista:

Si e ndan kohën?

Koha ime ndahet midis zyrës dhe shtëpisë, punës, leximit dhe pak sport brenda mundësive që lejon dhe vetë kjo situatë.

Kryemadhi tha se të gjitha ngarkesat në shtëpi kanë qenë të sajat. Si ndiheni në kushtet e karantines e cila dihet qe sjell edhe debat?

S’kemi pasur fare debate, ka qenë e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe është sjellë në mënyrë më shembullore, familjare e pozitive gjatë kësaj kohe, ndoshta kjo është një nga të mirat që kemi fituar nga karantinimi.

A është Kryemadhi në listën e kritikëve për marrëdhënien me Ramën e qeverinë?

Ajo si natyrë është gjithnjë kritike në tërësi por ka qenë më shumë e përqendruar në cështje të tjera e skemi hyrë shumë në debate të tilla, në përmbushjen e detyrimeve të mia unë smund të ndikohem nga kritikat që bëhen, jam i detyruar të oërmbush detyrat e mia si president pa pasur frikë nga kritikat kur mendoj që ato nuk i shërbejnë atyre vendimeve që duhen marrë në interes të gjithë popullit shqiptar,. e kuptoj pakënaqësinë e mosbesimin por për mua është inreresi i shqiptarëve prioritët, mbrojtja e tyre nga cdo llo abuzivizmi e smund ti lejoj vetes asnjë sjellje të karakterit populist e spekulant.


Shtuar 25.04.2020 15:58