Shembja e teatrit dhe dhuna e policisë: Nisin hetimet tek Prokuroria

Ditën e djeshme Policia bashkiake shembi Teatrin Kombëtar, në orët e para të mëngjesit, ngjarje e cila u pasu me incidente të rënda.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga policia e Shtetit, në lidhje me protestën e datës 17 maj për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu është regjistruar një procedim penal dhe është duke u kryer hetim edhe për kallëzimin e bere nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ne lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinieret ne godinen e Teatrit, apo persona te tjerë te përfshire.

Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe ne lidhje me dhunen e pretenduar nga kallëzuesit, si te ushtruar nga punonjësit e policisë.


Shtuar 18.05.2020 18:25