SHBA shënon numrin më të ulët të viktimave në një muaj

SHBA ka regjistruar sot 1,015 vdekje nga koronavirusi në 24 orë, shifra me e ulet e raportuar qe prej nje muaji, raporton sot BBC. nju jork

Në total, SHBA-ja ka afro 69,000 viktima nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ndërsa mbi 1.1 milion njerëz atje janë infektuar.

Prej tyre, afro 200,000 tashmë janë shëruar.

Gazeta New York Times ka cituar dje një dokument të brendshëm të Qeverisë amerikane, i cili parasheh rritje të madhe, deri ne dyfishim te infektimeve dhe viktimave deri ne 1 qershor.

Sipas këtij dokumenti, deri në 200,000 raste të reja mund të regjistrohen në ditë, ndërsa numri ditor i viktimave mund të arrijë në rreth 3,000. Shifrat, megjithatë, nuk janë konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.


Shtuar 5.05.2020 06:49