Saranda ka shënuar sot rastin e parë të koronavirusit, që nga shpërthimi i pandemisë.
Mësohet se është një shtatase nga Ukraina, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.
Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera. Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.
Jugu i vendit ka qenë i praprekur derimë tani, po duket se me hapjen e sezonit turistik, raste do të importohen edhe atje.