Rudina Hajdari thumbon Bashën: Demokratët janë të zhgënjyer!

“Çdo njëri që është i zhgënjyer nga kjo mënyrë të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura…”

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari në mbyllje të tryezës së Këshillit Politik për ditën e sotme, deklaroi dhe njëher se nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj deri sa të bëjë realitet për zgjedhjet e ardhshme listat e hapura.

Hajdari theksoi se kjo është një kërkesë e qytetarëve të cilët kur e takojnë në përditshmëri në rrugët e Tiranës i kërkojnë që mos të tërhiqet nga hapja e listave.

“Çdo ditë qytetarët më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ec para. Edhe demokratët më janë shprehur të zhgënjyer. Edhe sot i kërkova PD që të mbështesë ndryshimet Kushtetuese.

Çdo demokrat do që në parlament të vijnë njerëz që do të përfaqësojnë popullin dhe jo kreun e partisë. Çdo njëri që është i zhgënjyer nga kjo mënyrë të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura.

Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të miratohen listat e hapura. Ku janë ata demokratë që flisnin për shfuqizimet e ligjeve. Deputetët sot nuk e kanë fjalën e lirë, nuk kanë vizion dhe argumenta.

Listat e hapura do ta fuqizojnë qytetarin shqiptar. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë fortunë ndryshimi. Edhe njëherë unë nuk përtova sot, është e rëndësishme që të kemi konsensus për lista të hapura.

Dua t’i shtrij dorën popullit opozitar se janë të braktisur. Listat e hapura për mua do jetë realiteti i ardhshëm. Është koha për ta përqafuar këtë ndryshim.”- tha Hajdari


Shtuar 23.07.2020 17:05