Italia duket se vazhdon të ketë viktima cdo ditë që kalon.
Brenda 24 orëve Italia ka shënuar 368 viktima më shumë me koronavirus e ka arritur mbi 24 mijë persona të infektuar nga pandemia.
Janë shënuar viktimat e para në dy rajone jugore të vendit në Sardenja e Basilicata.
Të dhënat zyrtare të informuar sot nga Zyra e Mbrojtjes Civile shënojnë 1809 viktima me koronavirus në Itali e 24 747 të infektuar.
Numri i personave të shëruar është 2335 e 369 të shëruar më shumë gjatë 24 orëve të fundit.